Futbollisti kosovar Ylber Ramadani përfundon në Serie A

  • 03 August 2023 - 11:30
Futbollisti kosovar Ylber Ramadani përfundon në  Serie A

Ylber Ramadani do ta vazhdojë karrierën në Serie A, transmeton "Kosova Sot Online".

Futbollisti kosovar i ka dhënë fund eksperiencës në kampionatin skocez, ku ishte pjesë e Aberdeen për ta provuar një përvojë të re në kampionatin italian. Përfaqësuesi shqiptar është transferuar në Lecce.

Ramadani, i lindur në vitin 1996, do të zbarkojë sot paradite në Itali për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas për ta nënshkruar kontratën me klubin nga Serie A.

Futbollisti ferizajas, i cili është bërë pjesë e rëndësishme e Kuqezinjve, me kualitetet që i posedon, do të mundohet ta tregojë veten edhe në Itali. Thuhet se Lecce do t’i paguajë 1 milion euro për kartonin e tij.

(Kosova Sot Online )