Lexoni edhe:
Policia greke identifikon vrasësin e tifozit grek – dyshohet se nuk është kroat
Pas trazirave të zhvilluara mbrëmjen e së hënës në Athinë, mes tifo-grupeve të AEK e Dinamo Zagreb, ku mbeti i vdekur dhe një 22-vjeçar, UEFA vendoi ta shtyjë përballjen e së martës dhe me anë të një deklarate, organi më i lartë i futbollit në Evropë fillimisht ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së 22-vjeçarit e më tej ka njoftuar se sfida e shtyrë do luhet në datën 19 gusht, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ndërkaq, masë tjetër që do të merret është dhe mungesa e tifozëve si mysafirë, pra e thënë shkurt, ndalohen tifozët kroatë në stadiumin e AEK dhe ndalohen tifozët grek në stadiumin e Dinamo Zagreb, për të shmangur kështu incidente të tjera tragjike, si kjo e mbrëmjes të së hënës.
Policia greke identifikon vrasësin e tifozit grek – dyshohet se nuk është kroatLexoni edhe:
Vendimi i plotë i UEFA-s
UEFA shpreh keqardhjen në termat më të fortë të mundshëm për incidentet e tmerrshme që ndodhën mbrëmë në Athinë dhe rezultuan me humbjen e një jete. Duke shprehur ngushëllimet tona më të thella për familjen e viktimës, për AEK dhe tifozët e saj, duam të ritheksojmë se dhuna nuk ka vend në sportin tonë dhe presim që përgjegjësit e këtij akti të tmerrshëm të arrestohen dhe të dërgohen para drejtësisë pa vonesa.
Pas dhunës së djeshme dhe në konsultim me autoritetet vendase, UEFA ka vendosur që të mos plotësohen kushtet që ndeshja mes AEK Athens FC dhe GNK Dinamo të zhvillohet mbrëmjen e sotme.
Në përputhje me nenin 26.01 të Rregullores së UEFA Champions League 2023/24, ndeshja e planifikuar të luhet sonte në stadiumin “Agia Sofia” në Athinë shtyhet.
Ndeshja Dinamo Zagreb-AEK në Zagreb do të luhet të martën më 15 gusht 2023 siç ishte planifikuar.
UEFA konfirmon se data e përcaktuar për zhvillimin e ndeshjes së dytë, AEK-Dinamo Zagreb do të zhvillohet të shtunën e 19 gushtit, në orën 20:45.
Vendimi i komunikuar më parë në lidhje me mungesën e tifozëve si mysafirë për të dyja ndeshjet ruhet dhe do të zbatohen të gjitha masat e nevojshme.
(Kosova Sot Online )