Dembele do të bëhet sot lojtar i PSG-së, debutimin mund ta bëjë këtë fundjavë
Ousmane Dembélé në Paris Saint-Germain, ja ku jemi.
Sipas mediumit “L’Equipe”, futbollisti francez sot do t’i kryejë vizitat mjekësore dhe do ta nënshkruajë kontratën që do ta lidhë me klubin parisien në pesë vjetët e ardhshëm.
Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, trajneri Luis Enrique do ta mundë ta kishte në dispozicion sulmuesin e krahut në ndeshjen e së shtunës që do ta zhvillojë Paris Saint-Germain kundër Lorientit, e vlefshme për xhiron e parë të sezonit të ri në Ligue 1.
Kështu, po mbyllet eksperienca e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit në Barcelonë, ku francezi e kaloi një periudhë me ngritje dhe rënie të formës dhe kohë pas kohe me probleme fizike.
Sidoqoftë, trajneri Xavi Hernandez besonte shumë në kualitetet dhe në kontributin e futbollistit anësor, i cili megjithatë e zgjodhi “Parkun e Princave” si destinacionin e radhës së karrierës së tij.
PSG-së do t’i kushtojë 50 milionë euro kartoni i Dembeles.