
Suedia e Kosovare Asllanit kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit

Suedia ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në konkurrencën e femrave.
Suedia, ekip në të cilin luan edhe Kosovare Asllani triumfoi në çerekfinale 1:2 ndaj Japonisë.
Ilestedt në të 32-tën dhe Angeldal nga penalltia në të 51-tën realizuan për suedezet.
Hayashi ngushtoi rezultatin në minutën e 87-të, por ishte vonë për të bërë ndonjë ndryshim.
Kosovare Asllani luajti për 73 minuta, kurse Suedia në gjysmëfinale do të përballet me Spanjën.
(Kosova Sot Online)