Muriqi starton përsëri për Mallorcan kundër Villarreal
Vedat Muriqi është përsëri në ndeshjen e dytë të Mallorcas në La Liga që e luan kundër Villarreal
Sulmuesi kosovar dështoi javën e kaluar për të shënuar nga pika e bardhë në ndeshjen kundër Las Palmas, për të cilën gjë ai ka kërkuar falje.
Por, sonte ai do të kërkojë që ta përmirësojë gabimin për ndeshjen që Mallorca e luan në shtëpi të saj kundër Villarreal.
Kosovari ka startuar nga minuta e parë në ndeshjen e parë që Mallorca e zhvillon në stadiumin e vet. Bashkë me Muriqin në sulm ka startuar Ndiaye.
Kurse në anën tjetër Villarreal do të luajë sonte me tre sulmues, Diaz, Sorloth dhe Moreno.
(Kosova Sot Online)