Bellingham thotë se po ndihet më mirë në Real Madrid së në Dortmund
Jude Bellingham ka shpjeguar që ai është duke u ndier mirë në Real Madrid, derisa ka shënuar tre gola në dy ndeshjet e tij të para në La Liga me Los Blancos
Në javën kur pati disa raporte në media së ata që drejtojnë Borussia Dortmundin janë të “kënaqur” që tinejxheri është larguar nga klubi, Bellingham shënoi dy gola për Real Madridin në një fitore tjetër si mysafirë prej 2-1 kundër Almeria, përfshirë edhe barazimin e rezultatin pasi që ishte Arribas që kishte shënuar golin e parë për vendasit.
Dy goleshi i tij vjen pasi që ai kishte shënuar në debutim për skuadrën e La Liga në ndeshjen e tyre kundër Athletic Bilbaos më 12 gusht. Anglezi tashmë është dashuruar në mënyrë besnike me Los Blancos dhe ka thënë që ndihet si kurrë më mirë në këtë skuadër.
“Jam dhjetë herë më mirë së sa ishte sezonin e kaluar. Ndihem shumë rehat me këtë futbollist dhe po mësojë çdo ditë. Niveli këtu është shumë i lartë dhe me duket vetja si një sfungjer që thith çdo gjë që më thonë shokët e mijë të skuadrës. Kjo është arsyeja pse kam filluar sezonin mirë. Duhet të vazhdoj ta ndihmoj skuadrën. Ka shumë ndeshje dhe duhet të vazhdoj të kontribuoj për skuadrën”, tha ai për RealMadridTV .
Sigurisht që ka qenë një fillim i shpejt i Bellingham në Madrid ku madje edhe menaxheri i tij Carlo Ancelotti është i befasuar së sa shpejt ai ka arritur të adaptohet në njërën prej skuadrave më të mira në botë. Ai tashmë ndihet si një ndër emrat e parë që shfaqet si titullar për skuadrën nga Bernabeu dhe ka luajtur shumicën e minutave në dy ndeshjet e para të Real Madridit si mysafirë këtë sezon.
(Kosova Sot Online)