Sanchez nënshkruan me Interin
Alexis Sanchez do të bartë veshur sërish fanellën e Interit.
Kiliani ka vendosur që të rikthehet te klubi italian pas vetëm një sezoni të kaluar te Marseille
Sulmuesi kishte kaluar tre sezone te Interi, fillimisht si i huazuar e pastaj i ishte bashkuar klubit si transferim i lirë.
Sanchez po rikthehet sërish si futbollist i lirë në “Guiseppe Meazza”, pasi mbeti pa skuadër.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur këtë të premte se 34-vjeçari ka nënshkruar tashmë me “Nerazzurrët”.
Marrëveshja thuhet se është afatshkurtër dhe se gjithçka ka përfunduar sot.
Tani mbetet të pritet vetëm edhe zyrtarizimi nga klubi i Interit.
(Kosova Sot Online)