Arteta i nervozuar me arabët, ka një këshillë për UEFA-n

  • 26 August 2023 - 10:22
Arteta i nervozuar me arabët, ka një këshillë për UEFA-n

Skuadrat arabe kanë filluar t’i frikësojnë ato evropiane, pasi po i joshin yjet e mëdhenj për tu transferuar në Lindjen e Mesme. Shumë emra të mëdhenj nga futbolli evropian kanë zbarkuar në vitin e fundit në Arabi si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, N’Golo Kante, Roberto Firmino e të tjerë, transmeton "Kosova Sot Online".

Megjithatë ky po duket se është vetëm fillimi për skuadrat arabe që nuk po ndalen duke shpenzuar shuma marramendëse për transferimin e tyre dhe duke iu ofruar kontrata multi milionëshe.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka refuzuar ta lejoj largimin e mbrojtësit Gabriel i cili kishte një ofertë të rëndësishme nga Arabia.

Arteta ka këshilluar edhe UEFA-n që tregu i transferimeve në Arabinë Saudite të mbyllet më 31 gusht si në Evropë dhe jo të jetë i hapur deri më 20 shtator.’ 

“Tani Arabia është një rivale dhe mendoj se duhet të ndryshojnë datat. Mendoj se duhet të mbyllet në të njëjtën ditë me tregu i transferimeve si në Evropë”.

“Ata janë një kampionat rival tashmë që sjell mundësi të tjera për të vendosur për lojtarët, trajnerët dhe njerëzit e tjerë që punojnë në këtë industri. Ne do të refuzojmë në parim çdo ofertë pas 1 shtatorit, por kjo është diçka që e vendos klubi”, u shpreh Arteta. 

(Kosova Sot Online )