Atletico synon pikët në derbin kryeqytetas me Rayon

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 21:06
Atletico synon pikët në derbin kryeqytetas me Rayon

Është një fillim ëndrrash i sezonit të La Ligas për Rayo Vallecanon, të cilët janë njëra nga tri skuadrat të cilat kanë arritur që të fitojnë dy ndeshjet e para të këtij sezoni.

Dy fitore në udhëtim, më e fundit kundër  skuadrës së promovuar në ligë, Granada, kanë bërë që trajneri i tyre i ri Francisco të jetë i adhuruar nga tifozët për skuadrën që ka për stadium Campo de Fútbol de Vallecas.

Rayo përballë do ta këtë testin më të vështirë, pasi që Atletico Madrid e Diego Simeones do ta bënë një udhëtim të shkurtër në kryeqytetin spanjoll. Përballja me kundërshtarë favorit duket se nuk i shqetëson ata, pasi që Rayo ka humbur vetëm dy nga 10 ndeshjet e fundit në shtëpi, derisa mbesin njëra nga dy skuadrat të cilat nuk kanë pësuar gol në dy xhirot e para të këtij sezoni.

Atletico, si mysafirë, po ashtu nuk është mposhtur sezonin e ri, mne një fitore dhe një barazim, por momentimi i fitores kundër Granadas në ditën e parë të sezonit u pasua me një barazim të mërzitshëm me Real Betis – një ndeshje ku të dyja skuadrat patën vetëm një goditje brenda kornizave të portës. Pavarësisht natyres dëshpëruese të kësaj paraqitje, shmangia e humbjes në këtë terren do të thotë që Simeone ta fillon sezonin me tri ndeshje pa humbje për herë të katër në pesë sezone.

Ata besojnë që do ta arrinë këtë pasi që Atleti janë të pamposhtur në gjashtë vizitat e tyre të fundit në Rayo, një ecuri që përfshin katër fitore radhazi. Atleti janë dominues në këtë përballje pasi që kanë arritur 12 herë rezultate pozitive – 10 fitore dhe dy barazime – me humbjen e tyre të fundit që vije në shkurtin e një dekade më parë, pra më 2013.

Raul de Thomas dhe Oscar Trejo do t’i prin sulmit në formacionin 4-4-2 të Rayos derisa Diego Simeone luan në sistemin 3-5-2 me Griezmann dhe Depay që do të jenë vija e tyre sulmuese. 

(Kosova Sot Online)