Lexoni edhe:
Eden Hazard po mendon të pensionohet nga futbolli
Robert Bureca është përforcimi i radhës i klubit të Llapit, transmeton "Kosova Sot Online".
Klubi nga Podujeva njoftoi sot se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë.
Eden Hazard po mendon të pensionohet nga futbolliLexoni edhe:
24-vjeçari ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.
Burca ka qenë pjesë e të rinjve të Schalke 04, teksa më vonë ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si: Daesti, Zimbru Chisinau dhe së fundmi Ocna Mures.
Llapi njoftoi gjithashtu se ka përfunduar të gjitha proceduar e regjistrimit dhe lojtari ka të drejtë lojë që nga ndeshja e ardhshme, kundër Prishtinës. Njoftimi i plotë nga klubi i Llapit:
“Robert Burcea nënshkruan me Llapin
Mbrojtësi i djathtë, 24 vjeç, Robert Burcea ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për 1-vit tjetër.
Burcea ka bindur drejtuesit e klubit për të nënshkruar me të dhe pas nënshkrimit të kontratës ka filluar stërvitjet me pjesën tjetër të ekipit.
24-vjeçari në kategoritë e reja ka qenë pjesë e Schalke 04, teksa në vijim të saj ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si: Daesti, Zimbru Chisinau dhe së fundmi Ocna Mures.
Klubi ka përfunduar gjitha procedurat e regjistrimit të tij dhe Burcea ka të drejtë loje nga ndeshja e ardhshme me Prishtinën.
Welcome BURCEA”.
(Kosova Sot Online )