Lexoni edhe:
Pafajësia e Kosovës po vërtetohet, uragani i ndëshkimit dhe izolimit po merr rrugë drejtë Serbisë dhe regjimit kriminal të Vuçiqit
Arsenali dhe Manchester City e kanë dominuar me nga nëntë futbollistë skuadrën e vitit më të mirë për sezonin që lamë pas, transmeton "Kosova Sot Online".
Dy skuadrat ishin në luftë për titull deri në muajin e fundit të sezonit të kaluar dhe nuk ishte çudi që në këtë ekip mos të jenë emra si rling Haaland, Martin Odegaard dhe Bukayo Saka – ky i fundit ka fituar edhe çmimin lojtari më i mirë i ri më herë – gjatë ceremonisë që u mbajt në Manchester.
Skuadra më e mirë e Premier Ligës për sezonin 2022/23 është: Aaron Ramsdale (Arsenal); Kieran Trippier (Newcastle United), William Saliba (Arsenal), John Stones (Manchester City), Ruben Dias (Manchester City); Rodri (Manchester City) Kevin De Bruyne (Manchester City), Martin Odegaard (Arsenal); Bukayo Saka (Arsenal), Harry Kane (Tottenham) dhe Erling Haaland (Manchester City).
Po ashtu gjatë natës së sotme është shpallur edhe ekipi më i mirë i femrave për sezonin e kaluar dhe që përbëhet nga: Mary Earps (Manchester United); Ona Batlle (Manchester United), Maya Le Tissier (Manchester United), Alex Greenwood (Manchester City), Rafaelle Souza (Arsenal); Frida Maanum (Arsenal), Guro Reiten (Chelsea), Yui Hasegawa (Manchester City); Rachel Daly (Aston Villa), Bunny Shaw (Manchester City) dhe Sam Kerr (Chelsea).
(Kosova Sot Online )