Lexoni edhe:
Provokimi i kryetarit të komunës së Banja Llukës, ia vendos emrin një shkolle “Kosovë e Metohi”
Kampioni i Kosovës, Ballkani për herë të dytë me radhë ka arritur që të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, garë kjo që organizohet nga UEFA dhe është e treta më rëndësi në kontinentin europian, transmeton "Kosova Sot Online".
Skuadra kosovare arriti që ta eliminojë nga Liga e Konferencës kampionin e disa fishtë bjellorus me rezultat të përgjithshëm 4-1 në playoff.
Nesër, skuadra Portokallo Zi do të mësoje emrat e kundërshtarëve të tyre në grupe, e ku këtë vit ka skuadra interesante.
Siç është pritur, Ballkani vazhdon të mbetet në vazon e katër të Ligës së Konferencës derisa do të mund të përballet me të gjithë kundërshtarët në këtë garë, pos atyre që janë në vazon e katër dhe skuadrave që vinë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.
Kështu, në vazon e parë të Ligës së Konferencës bëjnë pjesë skuadra të njohura si: Eintracht Frankfurt, Dinamo Zagreb, Clubb Brugge, AZ, Gent, Fenerbahçe, Lille dhe Ferencvaros.
Vazo e dytë po ashtu do të jetë interesante ku në të bëjnë pjesë: PAOK, Slovan Bratislava, Maccabi Tel Aviv, Viktoria Plzen, Aston Villa, Ludogorets Razgrad, Fiorentina dhe Bodo/Glimt.
Vazo e tretë përbëhet nga Genk, Zorya Luhansk, Astana, Beshiktash, HJK, Spartak Tmava dhe Olimpija Lubjana.
Në vazon e fundit aty ku është Ballkani janë skuadrat e Zrinjski Mostar, KI, Aberdeen, Cukaricki, Breidablik, Nordsjælland dhe e fundit në këtë rënditje Ballkani.
(Kosova Sot Online )