Muja dhe Daku ftohen nga Shqipëria për ndeshjet e shtatorit

  • 01 September 2023 - 12:48
Muja dhe Daku ftohen nga Shqipëria për ndeshjet e shtatorit

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Shqipëria do të luajë në udhëtim ndaj Republikës së Çekisë më 7 shtator, kurse pas tre ditësh e pret Poloninë. Përzgjedhësi Sylvinho publikoi sot listën me futbollistë e ftuar për këto ndeshje, ku nuk mungojnë risitë.

Dy futbollistët nga Kosova, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, janë pjesë e kësaj liste.

Image

Të dytë u pajisen së fundmi me pasaportat shqiptare dhe tani janë gati për të debutuar me “Kuqezinjtë”.

(Kosova Sot Online )