
Lexoni edhe:
Takimi i 14 shatorit Kurti Vuçiq moment i ri vendimtar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes dhe shtensionim të situatës në veri të vendit
Sot do të nisë java e katërt në Superligën e Kosovës në futboll me dy ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar, transmeton "Kosova Sot Online".
Malisheva, që pësoi humbje javën e kaluar ndaj Prishtinës, do të takohet me Feronikelin ’74, që mori pikët e para pas fitores ndaj Gjilanit në javën e tretë. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, me fillim prej orës 16:00.
Malisheva është e dyta në tabelë me 6 pikë, kurse Feronikeli ’74 i gjashti me 3 pikë.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes dy skuadrave që ende nuk dinë për fitore, Lirisë dhe Fushë Kosovës.
Për dallim nga Fushë Kosova, që është e fundit në tabelë dhe pa pikë, Liria ka 2 pikë dhe pozicionohet në vendin e shtatë.
Prizrenasit në javën e kaluar luajtën baras ndaj Dukagjinit, kurse Fushë Kosova u mposht nga Llapi.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi”, nga ora 16:00.
(Kosova Sot Online )