Lexoni edhe:
Kongresistja Tenney letër Kurtit: Formoje Asociacionin, ta mbyllim konfliktin një herë e përgjithmonë
Pas më shumë se një viti, Florian Marku do të rikthehet përsëri sonte në ring, transmeton "Kosova Sot Online" .
Boksieri shqiptar do të sfidohet nga irlandezi, Dylan Moran. Meçi do të zhvillohet në “AO Arena”, në Manchester.
Lufta do të zhvillohet më 10 raunde, teksa i takon kategorisë së peshave të lehta.
Marku synon që edhe sonte të vazhdojë me rekordin e tij si i pamposhtur.
30-vjeçari nga Lushnja ka 12 fitore në boksin profesionist dhe një barazim. Shtatë prej fitoreve i ka të arritura me nok-aut. Në anën tjetër, Moran ka 18 fitore dhe një humbje. Tetë prej përballjeve i ka fituar me nok-aut.
(Kosova Sot Online )