![](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/04/200x200_Untitled-design-2022-08-27T183452.3551693806243.webp)
Lexoni edhe:
Skenari i mitingjeve serbe i viteve 90, për mbrojtjen e Republikës Srpska , po fillon nga Sarajeva e Mostari në drejtim të Kosovës dhe përtej
Inter Miami regjistroi fitore ndaj Los Angelesit, ndeshje në të cilën Lionel Messi sërish la gjurmë të çmueshme, transmeton "Kosova Sot Online ".
Inter Miami fitoi me rezultatin 1:3, teksa ylli argjentinas ishte autor i dy asistimeve.
Messi asistoi te goli i dytë i ndeshjes i shënuar nga Jordi Alba (51′), si dhe te goli i tretë i shënuar nga Leonardo Campana (83′).
Goli tjetër në fitoren e Inter Miamit u shënua nga Facundo Farias (14′).
Ndërkaq, golin e vetëm për Los Angelesin e shënoi Ryan Hollingshead (90′)
(Kosova Sot Online )