City gjen zëvendësuesin e Erling Haaland
Manchester City thuhet se synojnë të paguajnë 120 milionë funte (afër 140 milionë euro) për Evan Ferguson – si zëvendësues afatgjatë për Erling Haaland
Sipas ineës, City, bashkë me disa klube tjera elitare, janë duke e monitoruar për së afërmi talentin 18 vjeçar të Brighton. Paraqitjet e tij të mahnitshme në Amex Stadium, sidomos het-triku kundër Neëcastle United ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave elitare në Europë.
Edhe pse City ia ka zgjatur deri më 2027 kontratën Haaland, ata e dinë që interesi i Real Madridit për lojtarin do të rritet, kështu që e shohin Ferguson si pjesë të një plani për ta zëvendësuar atë. Në anën tjetër, të kenë edhe Haalandin edhe Fergusonin në skuadrën e tyre do të bënte që ata të kishin një sulm të frikshëm, e për ta bërë këtë ata duhet të fillojnë punën në praktikë.
Derisa ata me sukses afruan në skuadrën e tyre Josko Gvardiol, një talent i gjeneratës së tij në mbrojtje, në fillim ata blenë edhe Mateo Kovacic dhe talentin e ri Jeremy Doku, aftësitë e tyre janë vënë në diskutim, sidomos të stafit të tyre të rekrutimit që dështuan ta blejnë Declan Rice dhe Jude Bellingham. Pasi humbën këta dy top talentë ata mbetën në Mattheus Nunes që e transferuan në ditën e fundit të merkatos.
(Kosova Sot Online)