Lexoni edhe:
Griezmann ndjehet i lumtur që Mbappe nuk iku, qëndroi te PSG
Kombëtarja e Kosovës në futboll, vazhdon përgatitjet për ndeshjen e cila e pret me Zvicrën, transmeton "Kosova Sot Online".
Dardanët dhe helvetët do të përballen të shtunën mbrëma në ‘Fadi Vokrri’ në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha thotë se stërvitjet po shkojnë mirë, dhe sipas tij, Kombëtarja jonë më kohë do të jetë gati për duelin me zviceranët. Berisha e pranon se Zvicra është skuadër e fortë, por ai beson se Kosova ka mundësi të marrë rezultat pozitiv.
Griezmann ndjehet i lumtur që Mbappe nuk iku, qëndroi te PSGLexoni edhe:
“Jemi duke u përgatitur për Zvicrën. E dimë që është kundërshtare e fortë. Kemi zhvilluar dy ditë stërvitje intensive, për t’iu përshtatur ritmit të lojës dhe të caktojmë sistemin se si do të futemi në ndeshje. E kemi analizuar Zvicrën. Kanë qenë dy stërvitje të mira. Ekipi është në fokus, pasi e dimë që Zvicra është kundërshtare e fortë dhe do të jetë ndeshje e vështirë. Por në futboll të gjithë e dimë se gjithçka është e mundur. Nëse organizohemi mirë dhe japim maksimumin, ekziston mundësia për të nxjerr një rezultat pozitiv”, ka thënë Berisha.
Ai thotë se atmosfera në taborin e Dardanëve është e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv.
“Kemi shumë shqiptarë që jetojnë në Zvicër e që do të na përkrahin edhe ata. Të gjithë e dimë se stadiumi do të jetë i mbushur dhe do të ketë atmosferë të mirë, por sigurisht se do të jetë edhe një ndeshje e vështirë. Të gjithë e dimë këtë. Ne do të mundohemi për një rezultat pozitiv. Atmosfera është e mirë në grup, trajneri fokusin e ka tek ekipi, jo zhurma përreth. Falënderojmë ‘Dardanët’, por edhe të gjithë që na mbështesin dhe na shikojnë në çdo ndeshje. Besojmë se do t’i kemi mbështetës edhe në ndeshjet e ardhshme”, ka theksuar Berisha. Kosova stërvitjen e radhës do ta mbajë sot.
(Kosova Sot Online )