
Ten Hag kritikohet për Sanchon

Legjenda e Manchester United, Teddy Sheringham ka mbetur i “befasuar” së si “sherri” në mes të Erik ten Hag dhe Jadon Sancho doli në publik
Pas humbjes 3-1 nga Arsenali të dielën, Ten Hag tregoi se e ka lënë jashtë Sanchon për këtë ndeshje për shkak të paraqitjeve të dobëta në stërvitje të futbollistit. Një orë më vonë, Sancho doli me një deklaratë në rrjetet sociale duke hedhur poshtë pretendimet e trajnerit të tij.
Tani, Sheringham i ka vënë në pikëpyetje aftësitë e Ten Hag që sherret e zhveshtores shfaqen edhe publikisht, derisa ka insistuar se si do të merrej me të tilla situata në “shtëpi” Sir Alex Ferguson.
“E kam thënë në fillim të sezonit të kaluar që Erik ten Hag ka marrë punën më të vështirë në botën e futbollit. Unë mendoj se kjo qëndron ende dhe se tifozët e United presin që të fitojnë dhe kur nuk ndodh kjo, kemi disa pikëpyetje pastaj. Duket se ka turbullira në kamp tani. Ai duhet që t’i zgjedh ato. Jam i befasuar që doli në publik dhe vëri në pikëpyetje aftësitë e Jadon Sanchos. Ai duhet të këtë arsyet e tij që e bëri këtë dhe ai dëshiron që ndoshta ai duhet të bëhet i gjallë”, tha ish sulmuesi i United për Sky Sports.
Kur u pyet nëse Sir Alex do të kishte pasur të njëntën qasje si Ten Hag, Sherngham tha se nuk beson.
“Sa më shumë i mban gjërat në kontroll në shtëpi, aq më shumë e ke situatën në dorë. Tani me rrjetet sociale njerëzit do ta thonë atë që duan. Kjo sjell më shumë ndezje të situatës. Jam befasuar që kjo gjë ka ndodhur”, tha ai.
(Kosova Sot Online)