Lexoni edhe:
Polonia kundër Santos pas humbjes ndaj Shqipërisë, trajneri: Kam fituar Europianin dhe nuk do të largohem
Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi me rezultatin 2-0 në ndeshjen kundër Polonisë, në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit në pjesën e parë dhe Mirlind Dakut në pjesën e dytë, duke i renditur kuqezinjtë në vendin e parë të grupit E me 10 pikë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Por pas ndeshjes përveç festës së tifozëve kuqezi janë shënuar edhe incidente mes tifozëve vendas dhe atyre polakë.
Siç shihet edhe në mediat sociale, tifo grupi ‘Plisat’ e Prishtinës sulmojnë me sende të forta e karrige tifozët polakë.
(Kosova Sot Online )