Ventor Gjuka nuk arrin të kualifikohet tutje në Lojërat Mesdhetare në Rërë

  • 11 September 2023 - 13:42
Ventor Gjuka nuk arrin të kualifikohet tutje në Lojërat Mesdhetare në Rërë

Karateisti kosovar Ventor Gjuka, garoi sot në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, disiplina e katave në rërë.Ventori pati paraqitje të mirë, por konkurrenca e fortë, bëri që ai të mos kualifikohet tutje, transmeton "Kosova Sot Online ".

Me 22.20 pikë, ai doli i katërti në grupin e tij prej gjashtë garuesve.

Dje garoi edhe Alma Loki, e cila në total prej 22 garuesve, zuri vendin e nëntë.

(Kosova Sot Online )