![](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/11/200x200_ssssa-600x3601694429216.png)
Lexoni edhe:
“Katastrofë!” Mediat polake me raportime superlativa për kombëtaren shqiptare, e kritikojnë ashpër skuadrën e tyre
Mirlind Daku ishte protagonist i Kombëtares shqiptare mbrëmë duke e shënuar golin e qetësisë ndaj Polonisë, pak minuta pasi hyri në fushën e blertë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sulmuesi kosovar festoi duke e hequr fanellën, ndërsa në shpinën e tij u pa tatuazhi “Katana 138”, kushtuar komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani – Katana, i rënë në Betejën e Koshares, i shpallur më pas hero kombëtar
Tatuazhi ngriti shumë pluhur në publikun serb dhe mediat e shtetit fqinj po pyesin nëse UEFA do të reagojë për këtë dhe nëse do ta dënojë sulmuesin kosovar.
Nga ana e tij, futbollisti shqiptar nga Kosova e dha një mesazh të fuqishëm dhe emocionues pas lojës.
“Golin ua dedikoj të gjitha viktimave në Kosovë që dhanë gjithçka për atdheun e tyre, që sot të luajmë këtu dhe të bashkojmë të gjitha trevat shqiptare”, deklaroi sulmuesi.
Krahas golit të Dakut, ndaj polakëve shënoi gol spektakolar edhe Jasir Asani. Mirlind Daku ishte protagonist i Kombëtares shqiptare mbrëmë duke e shënuar golin e qetësisë ndaj Polonisë, pak minuta pasi hyri në fushën e blertë.
Sulmuesi kosovar festoi duke e hequr fanellën, ndërsa në shpinën e tij u pa tatuazhi “Katana 138”, kushtuar komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani – Katana, i rënë në Betejën e Koshares, i shpallur më pas hero kombëtar.
Tatuazhi ngriti shumë pluhur në publikun serb dhe mediat e shtetit fqinj po pyesin nëse UEFA do të reagojë për këtë dhe nëse do ta dënojë sulmuesin kosovar.
Nga ana e tij, futbollisti shqiptar nga Kosova e dha një mesazh të fuqishëm dhe emocionues pas lojës.
“Golin ua dedikoj të gjitha viktimave në Kosovë që dhanë gjithçka për atdheun e tyre, që sot të luajmë këtu dhe të bashkojmë të gjitha trevat shqiptare”, deklaroi sulmuesi.
(Kosova Sot Online )