Bellingham bëhet patriot pas fitores së Anglisë ndaj Skocisë
Mesfushori i Anglisë dhe Real Madridit, Jude Bellingham ka shpërndarë një postim në Instagram duke festuar golin e tij kundër Skocisë
Bellingham shpërndau këtë fotografi në llogarinë e tij në Instagram duke shënuar poshtë mesazhin për fitoren e madhe, sipas tij, të Anglisë në miqësoren kundër Skocisë.
Tre Luanët mposhtën fqinjët e tyre me rezultat 3-1 me golat që u shënuan nga Harry Kane, Bellingham dhe Phil Foden. Shënoi edhe Harry Maguire i Anglisë por në golin e tij, në atë që mund të quhet gol i ngushëllimit për skocezet.
20 vjeçari që u transferua në Madrid këtë verë nga Borussia Dortmund për shumë para, është bërë pak patriot pas kësaj ndeshje.
“Më shumë se miqësore”, ka shkruar ai – duke marrë parasysh kështu rivalitetin që kanë këto dy Kombëtare që vinë nga Mbretëria e Bashkuara, pra nga i njëjti shtet.
(Kosova Sot Online)