Lexoni edhe:
Aro Muriç me postim motivues: Do të kthehemi më të fortë dhe me më shumë zjarr
Incidenti i ndodhur në ndeshjen ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht ku tifozët vendas provokuan dhe ofenduan lojtarët e Kosovës si dhe shfaqën banerin “Kosova është Serbi”, po bën buj të madhe në mediat ndërkombëtare, transmeton "Kosova Sot Online ".
Një fokus të madh kësaj ngjarje i kanë dhënë mediat zvicerane duke e trajtuar në detaje atë që ndodhi në Rumani, e që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për 40 minuta.
“Kosovarët tërbohen, rumunët kërkojnë falje, UEFA hesht”, shkruan ‘20min.ch’.
Aro Muriç me postim motivues: Do të kthehemi më të fortë dhe me më shumë zjarrLexoni edhe:
Në faqen e saj zyrtare, UEFA i vlerësoi si “sjellje diskriminuese” veprimet e tifozëve rumunë që shkaktuan ndërprerjen e lojës në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian në Bukuresht, mes mikpritësve Rumanisë dhe Kosovës. Për shkak se ultrasit rumunë në kurbën e tifozëve shfaqnin pankarta që shkruanin “Kosova është Serbi” dhe këndonin këngë pro-serbe, loja u ndërpre për rreth 40 minuta.
Edhe Federata Rumune e Futbollit reagoi pas incidenteve në Bukuresht ku dënoi sjelljen e papërgjegjshme të një grupi spektatorësh. Parimi që duhet ripërsëritur është se politika nuk duhet të ndërhyjë në aktivitetet sportive.
(Kosova Sot Online )