Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Paul Pogba raportohet se ka kërkuar një kundër-analizë pasi doli pozitiv për testosteron gjatë një testi rutinë të dopingut. Francezi është pezulluar përkohësisht nga gjykata anti-doping e Italisë pasi rezultoi pozitiv për testosteron pas fitores 3:0 të Juventusit ndaj Udineses, në xhiron e parë në Serie A, transmeton "Kosova Sot Online ".
Pogba nuk u aktivizua fare në atë ndeshje, duke qëndruar në bankën e rezervistëve. Megjithatë, ai ishte një nga lojtarët e zgjedhur për t’iu nënshtruar testeve të dopingut dhe doli se kishte nivele të larta të testosteronit.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Si rezultat i pezullimit të tij të përkohshëm, 30-vjeçarit nuk mund të stërvitet më me skuadrën e Massimiliano Allegrit. Juventusi gjithashtu mori vendim për bllokimin e pagave të tij.
Ish-mesfushori i Manchester United mund të përballet me një dënim prej katër vitesh nëse vërtetohet fajtor për doping të qëllimshëm. Ndalimi i tij i mundshëm mund të reduktohet nëse Pogba arrin të bindë gjykatën antidoping të Italisë se nuk kishte ndërmend të shkelte rregullat.
“Agence France Presse” ka raportuar së fundmi se Pogba ka kërkuar një kundër-analizë, teksa mbetet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhin gjërat sa i përket kësaj çështjeje.
(Kosova Sot Online )