
Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Është duke ushtuar vazhdimisht numri i futbollistëve shqiptarë që po luajnë në Superligën e Turqisë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ky numër tani ka shkuar mbi 20 në 13 klube elitare në Turqi.
Florent Shehu është futbollisti i radhës që ka zbarkuar në Turqi, duke nënshkruar për skuadrën turke Adana Demirspor. Sulmuesi i talentuar është larguar nga Luzerni dhe karrierën do ta vazhdoj te Adana Demirspor në Turqi, ku bashkëlojtar do ta ketë reprezentuesin kosovar Arbër Zenelin.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
21 vjeçari karrierën e ka nisur tek të rinjtë e Barcelonës, derisa ka luajtur në grupmoshat edhe te Valencia, Levante, Baseli e Lazio.
Ai së fundmi ishte pjesë e Luzernit në elitën e futbollit zviceran derisa karrierën do ta vazhdoj te Adana Demirspor në Turqi. Shehu luan në pozitën e sulmuesit anësorë, derisa ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin turk.
(Kosova Sot Online )