Lexoni edhe:
Derbi që do të ndezë Italinë, ja si do të dalin në fushë Inter dhe Milan
Cristiano Ronaldo raportohet se ka vendosur që ta padisë Juventusin lidhur me disa pagesa që klubi i ka mbetur borxh atij, transmeton "Kosova Sot Online".
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ylli portugez – i cili kaloi tre vjet në Torino – po kërkon t’i paguhen 19.9 milionë euro neto që iu premtua nga klubi kur pranoi të shtynte pagat e tij gjatë muajve të parë të pandemisë COVID.
Këto paga të shtyra janë pjesë e “manovrave të pagave” tashmë famëkeqe të Juventusit, të cilat janë vazhdojnë të jenë objekt i çështjeve ligjore.
Derbi që do të ndezë Italinë, ja si do të dalin në fushë Inter dhe MilanLexoni edhe:
Pasi kërkoi dokumentet përkatëse në Prokurorinë Publike të Torinos, Ronaldo tashmë ka vendosur të marrë masa ligjore ndaj Juventusit, duke i shkaktuar një tjetër “dhimbje koke” klubit italian.
Leonardo Bonucci gjithashtu nisi kohët e fundit një veprim ligjor kundër klubit, duke kërkuar dëmshpërblim pasi ai u pezullua nga skuadra e Massimiliano Allegrit.
Paulo Dybala, nga ana tjetër, ka arritur një marrëveshje me Juventusin për rreth 3 milionë euro që i kishte borxh. Ai tani ka hequr dorë nga padia e tij në lidhje me kompensimin për mos vazhdimin e kontratës së tij pas marrëveshjes fillestare verbale.
(Kosova Sot Online )