Tonalli e lënë derën hapur që të rikthehet në Milan
Mesfushori i Newcastle United, Sandro Tonali ka refuzuar që ta përjashtojë mundësinë që një ditë do të kthehet në AC Milan, pasi që ai u përball me ish skuadrën e tij të martën në mbrëmje në Ligën e Kampionëve
Mesfushori 23 vjeçar kompletoi kalimin për 72 milionë euro në Newcastle nga Milan gjatë merkatos së verës, duke i dhënë fund qëndrimit të tij tre vjeçar në San Siro.
Tonali bëri një rikthim emocionues në klubin italian të martën në mbrëmje ku Newcastle luajti ndeshjen e parë kundër Milan në Ligën e Kampionëve, një ndeshje që përfundoi e barabartë me rezultat 0-0. Pas ndeshjes, Tonali rrezikon që t’i zemërojë tifozët e Newcastle pasi që ai ka pranuar se zemra e tij ende rrah “kuq e zi” dhe për ish skuadrën e tij.
“Rikthimi në AC Milan, një ditë? Nuk e di… Do të paguaja për ta ditur të ardhmen time. Ndoshta po, ndoshta jo. Futbolli është i çuditshëm”, tha plejmejkeri i Newcastle dhe Italisë për Sport Mediaset.
“Nuk ia mbylli dyert AC Milanit. Nuk mundëm dhe nuk mund ta fsheh dashurinë dhe pasionin tim për Milan?”, shtoi ai.
Tonali luajti 72 minuta në San Siro para se të zëvendësohet nga Elliot Anderson. Magpies e shohin si rezultat të mirë një pikë që morën në ndeshjen e parë në udhëtim në garën elitare europiane, aq më pak se kishte 25 goditje në drejtim të portës së tyre e ku ata shpëtuan pa pësuar.
(Kosova Sot Online)