![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Renditja e FIFA-s: Bie Kosova, ngritet Shqipëria
![Renditja e FIFA-s: Bie Kosova, ngritet Shqipëria](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/21/auto_Rraaa-600x3601695293529.jpg)
FIFA e ka publikuar sot renditjen më të re të Kombëtareve. Kosova ka pësuar rënie për dy pozita në ranglistën e muajit shtator, transmeton "Kosova Sot Online".
Nga pozita e 109-të, në të cilën gjendeshin në renditjen e fundit, “Dardanët” tash e shohin veten në pozitën e 111-të me 1181,91 pikë, përpara Tajlandës dhe prapa Taxhikistanit.
Kosova barazoi me Zvicrën në pjesën e parë të këtij muaji me rezultat 2:2 dhe më pas u mposht nga Rumania, 0:2.
Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare pati ngritje në renditje, prej pozitës së 65-të në atë të 62-të, ndërsa tash i ka 1377,47 pikë.
Në shtator, Kuqezinjtë barazuan me Republikën Çeke 1:1, ndërsa e mposhtën Poloninë me rezultat 2:0 për ta marrë primatin në grup në kualifikimet e Euro 2024.
“Shqiponjat” gjenden përpara Bosnje e Hercegovinës dhe prapa Katarit dhe përparuan për tri pozita.
Krejt këto kanë bërë që ekipi i Sylvinhos të ketë ngritje në renditjen e FIFA-s.
(Kosova Sot Online )