Liverpooli e fillon garën në Ligën e Europës
Liverpool ndeshjen e parë në Ligën e Europës do ta luajë kundër skuadrës LASK, ndeshje kjo që zhvillohet në Linz të Austrisë
LASK u kthyen në fazën e grupeve të Ligës së Europës për herë të tretë dhe gjenden në Grupin E bashkë me Royale Union Saint-Gilloise, Toulouse dhe Liverpool. Me këta të fundit ata do ta hapin sezonin e parë në garën e dytë me të njohur në Europë.
Sigurisht vendasit do të kërkojnë fitoren e parë kundër një skuadre angleze pasi që kanë dështuar për ta bërë këtë në katër raste në gara të ndryshme.
Skuadra bardh e zi hynë në këtë ndeshje në formë perfektë, pasi që ka humbur vetëm një ndeshje nga 10 sa ka zhvilluar derisa ka fituar në shtëpi dhe jashtë kundër klubit boshnjak HŠK Zrinjski Mostar në fazën e playoffit për të siguruar kalimin në grupe. Ata po ashtu kanë qenë arrë e fortë në 16 ndeshjet e fundit në Europë ku kanë fituar 11 dhe kanë barazuar në katër.
Megjithatë, ata përballë do të kenë një gjigant të kalibrit Liverpool, i cili është njëri prej klubeve më të mira në Europë me gjashtë Liga të Kampionëve dhe tri kupa të UEFA-së. Reds nuk e kanë fituar kurrë Ligën e Europës pasi që kishin humbur një mundësi të artë për ta bërë këtë më 2016 kur humbën nga Sevilla në Zvicër me rezultat 3-1.
Skuadra e Jurgen Klopp shënuan të parët në atë finale, një gjë që ata nuk kanë arritur ta bëjnë në tri nga katër ndeshjet e tyre të fundit, pavarësisht se ata i kanë fituar këto ndeshje dhe ende nuk janë të mposhtur këtë sezon. Liverpool ka shënuar çdo herë i pari në secilën ndeshje që ka luajtur kundër skuadrave austriake, kështu që një fillim i shpejt do të ishte vendimtarë për mysafirët.
Klopp sigurisht ka bërë rotacione të shumta për këtë ndeshje, pasi që dëshiron ti ruajë futbollistët për Premier Ligë, sidomos në mesfushë ku sonte starton me Endo, Gravenberch.
Ndryshime Klopp ka bërë edhe në mbrojtje ku në krah të mbrojtjes sonte startojnë Bajcetic dhe Tsimikas ndërsa në portë është Kelleher e jo Allison.
Edhe në sulm Klopp ka bërë disa ndryshime, me Doak që ka startuar në krahun e djathtë në vend të Salah kurse Nunez dhe Diaz janë po ashtu në sulm.
Ndërkohë vendasit kanë startuar me sistemin 3-4-3 me Ljubicic, Zulj dhe Havel në sulm.
(Kosova Sot Online)