Lexoni edhe:
Tifozët serbë po i vazhdojnë skandalet edhe në stadiumin “Etihad”, thërrasin “Kosova – Serbi”
Manchester United thuhet se do të ishte i gatshëm të shesë anglezin Jadon Sanchon me çmim të lirë në afatin kalimtar të janarit 2024, transmeton "Kosova Sot Online".
Djajtë e Kuq nuk janë të kënaqur me qëndrimin dhe etikën e punës së lojtari anglez në Old Trafford.
Sancho, i cili nuk është në favor të trajnerit Erik ten Hag, nuk pranoi të kërkonte falje për një postim në rrjetet sociale që kritikonte menaxherin e tij.
Lexo po ashtuMan Utd mund të nënshkruajë falas në janar zëvendësuesin e Sanchos, katër emra në listë
Sipas mediumit Daily Star, Unitedi ende shpreson që Sancho do të kërkojë falje dhe do të kthehet në ‘favoret’ e trajnerit Ten Hag.
Megjithatë, vendimmarrësit apo drejtuesit e klubit janë të përgatitur të mbështesin menaxherin nëse kjo nuk ndodh.
United preferon të marrë një humbje të madhe në janar për Sancho, të cilin ata e nënshkruan nga Borussia Dortmund, sesa ta lejojnë atë të jetë një ndikim shkatërrues në ekip.
(Kosova Sot Online )