
Java e 6 në Superligë mbyllet sot me tri ndeshje

Sot do të mbyllet edhe java e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.
Në program për t’u zhvilluar janë tri ndeshje.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, do të sfidohet nga Malisheva në Therandë.
Therandasit janë të dytit në tabelë me 10 pikë, tri më pak se lideri, Llapi. Ndërsa, Malisheva është e treta me nëntë pikë.
Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në Gjilan, mes Dritës dhe Prishtinës.
Gjilanasit kanë grumbulluar gjashtë pikë deri më tani dhe janë në pozitën e pestë, kurse kryeqytetasit janë një pozitë më lartë me tri pikë më shumë.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Prizren, me Lirinë që pret Feronikelin ’74.
Prizrenasit renditen në pozitën e gjashtë në tabelë me gjashtë pikë, kurse skuadra nga Drenasi është e parafundit (9) me tri pikë.
Të tri ndeshjet do të luhen nga ora 15:00.
(Kosova Sot Online)