Lexoni edhe:
Është koha për tu këndellur BE-ja para fakteve që tregojnë se Aleksandër Vuçiqi i ka duart e lyera me gjak, është kriminel lufte
Barcelona ka konfirmuar që Frenkie de Jong është lënduar por ka refuzuar për të treguar kohën së sa do të mungojë ai, derisa ka frikë që ai s’do të kthehet deri në nëntor, transmeton "Kosova Sot Online".
Mesfushori holandez është dashur që ta zëvendësojë Gavin në pjesën e parë gjatë fitores 3-2 të Barcelonës kundër Celta Vigos të shtunën.
Edhe pse klubi ka konfirmuar lëndimin në gju ata kanë refuzuar të tregojnë së sa do të jetë jashtë ai dhe kur do të rikthehet.
“Testet janë bërë për futbollistin Frenkie de Jong të cilat tregojnë se ai ka pësuar lëndim në gjurin e tij të djathtë të tipi tibiofibular syndesmosis. Ai nuk do të mund të luajë për momentin, rikuperimi i tij e dikton rikthimin”, thuhet në komunikatën për shtyp të lëshuar nga Barcelona/
Por, sipas asaj që ka shkruar gazeta spanjolle Diario AS, futbollisti pritet që të jetë jashtë për pesë deri në shtatë javë. Kjo do të thotë që De Jong ka mundësi që ta humb El Clasicon e parë kundër Real Madridit që luhet më 28 tetor.
De Jong pritet që të humbas dy ndeshjet e radhës së Barcelonës në javën që vjen e që ata i luajnë kundër Mallorcas dhe Sevilla.
Ai po ashtu mund të mungojë edhe në ndeshjen kundër Portos në Ligën e Kampionëve më 4 tetor dhe ndeshjen e ardhshme kundër Granadës katër ditë më vonë pra më 8 tetor kur edhe vije pushimi dy javor për ndeshjet e Kombëtareve.
(Kosova Sot Online )