Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Albion Rrahmani e ka vazhduar momentin magjik në futbollin rumun. Sulmuesi kosovar i realizoi dy gola të tjerë mbrëmë në fitoren e Rapid Bukureshtit ndaj Clujit me rezultat 3:1 në derbin e futbollit rumun, transmeton "Kosova Sot Online".
Ish-futbollisti i Malishevës dhe i Ballkanit e pranon se nuk e kishte pritur një shpërthim të tillë.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Përfaqësuesi kosovar ndërkohë insiston se me Rapidin do të mundohet ta fitojë titullin e kampionit në Rumani.
“Është mjaft e bukur kur e ndihmon skuadrën tënde me dy gola dhe një asistim. I kemi marrë tri pikë të rëndësishme. Nuk e prisja që t’i shënoja 6 gola në 4 ndeshje. Dua të vazhdoj të shënoj dhe ta ndihmoj skuadrën time në ndeshjet e ardhshme. Sa i përket penalltisë, nuk gjuajta si është më së miri, por në fund shënova. Puna ime është të shënoj, të gjuaj dhe të shënoj. Kjo është arsyeja se përse jam këtu”, deklaroi fillimisht 23 vjeçari për mediat rumune.
“Po luftojmë për titull të kampionit. Do të shohim se çka do të ndodhë në ndeshjen e ardhshme”, vazhdoi sulmuesi i rrezikshëm kosovar, i cili krahasohet me Robert Lewandowskin.
Rrahmani debutoi me Kombëtaren e Kosovës në muajin shtator, ndërsa mund të jetë protagonist tek “Dardanët” në ndeshjet e tetorit.
(Kosova Sot Online )