
Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Muhamet Hyseni është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së shtatë të Superligës së futbollit, transmeton "Kosova Sot Online".
Futbollisti i Llapit ishte mjaft i dobishëm dhe efikas në fushë, duke ia siguruar ekipit të tij fitoren e madhe për përmbysje, 3:2 ndaj Malishevës.
Hyseni i realizoi dy gola për t’ia mundësuar skuadrës llapjane të mbetet në krye të ligës elitare.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Pasi mori këtë çmim, Hyseni u shpreh i lumtur për vlerësimin duke premtuar spektakël golash edhe në xhirot e ardhshme. për faktin që skuadra e tij tregoi karakter të lartë.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur me çmimin “Ylli i Javës”, çmim që realisht më motivon edhe më shumë për të punuar dhe realizuar edhe gola tjerë. Kemi nisur shumë mirë edicionin e ri dhe realisht jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat tona. Kam pasur besimin maksimal të shtabit teknik, bashkëlojtarët dhe tifozët, gjë që u falënderohem në maksimum. Tifozëve u premtoj edhe gola tjerë që së bashku të arrijmë suksese”, ka thënë Muamet Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.
(Kosova Sot Online )