![](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/30/200x200_Superliga-6-600x3601696058679.jpg)
Lexoni edhe:
Super derbi sot në Superligë
Fundjava sjell super derbin mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, që zhvillohet në kuadër të javës së dytë të Superligës në basketboll, transmeton "Kosova Sot Online".
Rivalët e vjetër të basketbollit të Kosovës do të përballen në një tjetër sfidë interesante, dhe ku të dy skuadrat kërkojnë fitoren e dytë radhazi në elitë, pasi e nisën kampionatin me fitore, duke mundur Istogun, përkatësisht Proton Cable Prizrenin.
Super derbi sot në SuperligëLexoni edhe:
Së fundi u takuan në gjysmëfinale të Superkupës, ku fituan mitrovicasit, ndërkohë që të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion. Java e dytë hapet me takimin mes Bashkimit dhe Vëllaznimit.
Prizrenasit e kanë nisur kampionatin me fitore, duke mundur Golden Eagle Yllin në udhëtim, derisa kuqezinjtë pësuan nga Peja.
(Kosova Sot Online )