Prishtina barazon edhe me Fushë Kosovën
Fushë Kosova dhe Prishtina kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit përfundoi me rezultatin 2:2.
Skuadra e drejtuar nga Burim Shala një pikë nga kjo sfidë e fitoi në fundin e ndeshjes.
Prishtinasit ishin duke udhëhequr me dy gola epërsi, por që nuk e mbajtën epërsinë deri në fund.
Ardian Muja (40’) dhe Hasan Hyseni (46’) shënuan për skuadrën e Dabit Currit.
Armend Abazi (51’ nga penalltia) dhe Dominik Ivkic (90+5’) shënuan për skuadrën nikoqire.
Prishtina tani ka 11 pikë dhe renditet e pesta në tabelë, kurse Fushë Kosova mbetet e fundit me dy pikë
(Kosova Sot Online)