Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Provokimet e serbëve karshi Kosovës po vazhdojnë nëpër ndeshjet sportive, transmeton "Kosova Sot Online".
Tifozët kanë vazhduar t’i shfrytëzojnë aktivitetet sportive për të shpalosur pankarta dhe slogane të ndryshme për vendin tonë. Rasti i fundit ndodhi në Qipro, në ndeshjen e basketbollit të FIBA Europe Cup mes ekipeve Egis Kormend nga Hungaria e Anorthosis Famagusta nga Qiproja.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Në fakt, tifozët e shfaqën një flamur me hartën e Kosovës, por me ngjyrat e flamurit serb.
Gjithashtu, ata e shpalosën edhe sloganin: “Lufta nuk është vetëm në Ukrainë. Qiproja është e okupuar nga Turqia, Kosova është e okupuar nga shqiptarët”.
Me siguri, FIBA do të ndërmarrë masa ndaj ekipit qipriot dhe do ta dënojë atë për shfaqjen e mesazheve dhe pamjeve nacionaliste.
Pak javë më parë, Rumania u dënua për shfaqjen e slloganit “Kosova është Serbi” dhe për thirrjet e tifozëve rumunë “Serbia, Serbia”.
(Kosova Sot Online )