Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Florent Muslija e ka përçuar një mesazh të fortë për lojtarët që po largohen nga Kombëtarja e Kosovës. Rasti i fundit ishte ai i djeshmi i Rion Berishës, i cili ishte pjesë ekipit U-21 të Kosovës, por që e pranoi ftesën e Kombëtares shqiptare të kësaj moshe, transmeton "Kosova Sot Online ".
E përpara talentit të Bayern Munichut, disa javë më parë të njëjtën gjë e bënë edhe Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, i pari i dëshpëruar që nuk ishte ftuar asnjëherë nga “Dardanët”, e i dyti i dëshpëruar që nuk po ftohej.
Të dy zgjodhën ta përfaqësojnë Kombëtaren shqiptare.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Edhe në të kaluarën, dhjetëra futbollistë e kanë zgjedhur fillimisht Kosovën, ndërsa më pas janë larguar në drejtim të Kombëtareve të tjera.
Në këtë rast, Federata e Futbollit të Kosovës gjithmonë është zënë në gjumë të thellë.
E shumë futbollistë të tjerë po hezitojnë ta përqafojnë përfaqësuesen dardane duke pritur ftesa nga shtetet ku janë lindur e rritur.
Megjithatë, Muslija, i cili ishte pjesë e ekipeve zinxhirore të Gjermanisë, e kishte pranuar ftesën e Kosovës.
Ai thotë se nuk duhet shikuar interesi personal dhe se duhet të përfaqësohet shteti dhe Kombëtarja që u ndërtua me a shumë sakrifica.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e mesfushorit kreativ në rrjetet sociale.
(Kosova Sot Online )