Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Humbja 1:4 nga Newcastle ishte njëra prej disfatave më të rënda nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve,transmeton "Kosova Sot Online".
Parisienët kanë marrë kritika të ashpra nga shtypi francez, e “cak” i këtij të fundit ishte Kylian Mbappe.
E njëri prej kritikëve më të mëdhenj të nënkampionit botëror ishte Daniel Riolo, editorialist në “RMC Sport”.
“E kujtoj frazën e tij të vitit të kaluar kundër Neymar: ‘Duhet të hamë mirë dhe të flemë mirë’. Pas kaosit që e ka krijuar gjatë verës, duhet të punojë shumë.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Përkundrazi, ai po bëhet një lider i netëve më të shthurura të Parisit. Është më shumë se një problem. Duke i konsideruar festat që Mbappe po i organizon dhe reputacioni që është duke e krijuar në krejt Parisin, me krejt njerëzit që flasin për të, duhet të jetë mjaft i kujdesshëm me gjërat që mund t’i ndodhin në të ardhmen”, deklaroi Riolo.
(Kosova Sot Online )