
Ibrahimovic i del në mbrojtje Mourinhos: Nuk është arrogant, ka mentalitet të fortë

Zlatan Ibrahimovic ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për rrugëtimin e tij në botën e futbollit dhe personazhet e tjetër të këtij sporti me të cilët ka punuar.
Suedezi i la një hapësirë të veçantë në intervistën e tij trajnerin Jose Mourinho, me të cilin ka punuar tek Interi.
Ibrahimovic theksoi se portugezi është shumë i qëndrueshëm dhe sipas ish-sulmuesit, tekniku i Romës nuk është aspak arrogant.
“Nuk kam parë kurrë arrogancë tek ai, por qëndrueshmëri dhe besim në atë që thotë dhe bën. E takova tek Interi. Unë vija nga përvoja e Capello-s, i cili ishte një trajner me një mentalitet shumë të fortë. Mourinho më ulte çdo ditë për të më ndihmuar që të shkoja në majë. Ai më krijoi mentalitetin e të mos qenurit kurrë i kënaqur me veten”, tha Ibrahimovic.
(Kosova Sot Online)