![](/uploads/kosova-sot/images/2023/October/09/200x200_Eddd-600x3601696839850.jpg)
Lexoni edhe:
Edon Zhegrova e trullos kundërshtarin me këtë mjeshtëror
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit sipas të gjitha gjasave nuk do të zhvillohet.
Izraelitët e shohin veten në “flakë të luftës” pasi u sulmuan me raketa dhe me këmbësori nga organizata terroriste Hamas, transmeton "Kosova Sot Online "
Për këtë, UEFA i ka pezulluar për një kohë të gjitha ndeshjes që i organizon ajo në territorin e Izraelit, ndërsa shtëpia e futbollit evropian njoftoi së fundmi se është shtyrë ndeshja mes Izraelit e Zvicrës, e paraparë të luhet këtë të enjte në Tel Aviv.
Edon Zhegrova e trullos kundërshtarin me këtë mjeshtërorLexoni edhe:
E të njëjtin fat mund ta ketë edhe ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit, në plan për t’u luajtur këtë të diel.
UEFA në njoftimin e mbrëmshëm tha se do të vendosë për këtë lojë vetëm në ditët në vazhdim.
Por, menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala e sheh thuajse të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje, ndonëse po pret lajme nga UEFA për vendimin final.
(Kosova Sot Online )