![](/uploads/kosova-sot/images/2023/October/09/200x200_Screenshot_2-29-1130x635_11696841717.png)
Lexoni edhe:
Ekipet shqiptare po e kryesojnë tabelën e Superligës në Maqedoni
Edon Zhegrova njihet si një futbollist ekzibicional, i cili i ka në “gjak” driblimet, të cilat i dhurojnë kënaqësi të jashtëzakonshme atij, por edhe publikut. Ylli kosovar ishte protagonist edhe në ndeshjen e mbrëmshme në barazimin e Lillet ndaj Lensit, pasi asistoi në golin e mysafirëve dhe bëri paraqitje të shkëlqyeshme, transmeton "Kosova Sot Online ".
E Lille në uebfaqen e vetë zyrtare e ka bërë një shkrim për përfaqësuesin kosovar, duke i përmendur 6 driblimet e kompletuara të tij në ndeshje me Lensin.
Ekipet shqiptare po e kryesojnë tabelën e Superligës në MaqedoniLexoni edhe:
“Ky është numri i dytë i tij më i lartë në total i driblimeve në Ligue 1 pas ndeshjes kundër Auxerre në prill të këtij viti (8). Që nga fillimi i sezonit, ai i ka kompletuar 21 driblime në ligën elitare. Vetëm Rayan Cherki ka më shumë driblime këtë sezon (24) para lojës Rennes – PSG , njofton Lille.
Zhegrova u shpall lojtari i ndeshjes dje, ndërsa është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i Lillet, ku qëndroi së paku edhe këtë sezon përkundër ofertave që i kishte gjatë verës që shkoi.
Stop that Zhegrova. pic.twitter.com/YarDNR22DI
— Stop That Football (@stopthatfooty) October 9, 2023
(Kosova Sot Online)