Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Përfaqësuesja e Kosovës luan sot (e enjte) në udhëtim te Andorra në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024, transmeton "Koosva Sot Online".
Dardanët do të luajnë ndaj Andorrës në takimin e vlefshëm për Grupin I, i cili pritet të zhvillohet në “Estadi Nacional” me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i përzgjedhësit Primoz Glihas vjen në këtë ndeshje me disa mungesa të rëndësishme, por synon fitoren e parë në këto kualifikuese.
Lexo po ashtuGliha sërish e konsideron Andorrën si të fortë: Shumë e vështirë ndaj tyre, kanë mentalitet.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Në anën tjetër, vendasit gjithashtu kanë synime të qarta për të marrë fitoren e parë, pasi luajnë para tifozëve të tyre.
Amir Rrahmani, Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova janë mungesat e mëdha të Kosovës, ndërsa në dyshim është edhe Mërgim Vojvoda.
(Kosova Sot Online)