![](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/07/200x200_auto_Granit-Xhaka-600x36016886548061688722216.webp)
Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Kombëtarja e Shqipërisë luan sot (e enjte) në shtëpi kundër Republikës Çeke në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024, transmeton "Kosova Sot Online".
Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë në takimin e vlefshëm për Grupin E, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Djelmoshat e trajnerit Sylvinho vijnë nga një seri prej tri fitoreve dhe një barazimi nga katër ndeshjet e fundit dhe synojnë fitoren e radhës.
Lexo po ashtuSylvinho jep lajmin e keq për Brojën, flet për formën e lojtarëve para ndeshjes me Çekinë
Një fitore ndaj Çekisë thuajse do ta zyrtarizonte kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024, kështu që imperativi i vetëm është rezultati pozitiv.
Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu janë pa humbje në katër ndeshjet e zhvilluara në këto kualifikuese dhe duan vetëm rezultat pozitiv për të qëndruar afër objektivit për kualifikim në Euro 2024.
(Kosova Sot Online )