Lexoni edhe:
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut sonte e synojnë kualifikimin në Euro 2024 kundër Ukrainës
Emrin e ka Besmir Limani, por për tifozët dhe adhuruesit e Kombëtares ai njihet si “fytyra me shqiponjë”.
Tifozi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, por që jeton në Zvicër, Besmir Limani, i njohur si “fytyra me shqiponjë” është pajisur së fundmi me pasaportë të Shqipërisë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Fytyra e tij e pikturuar me shqiponjë dhe përkrahja e Kombëtares në shkallët e stadiumit prej vitesh është prezent edhe në media, si brenda dhe jashtë vendit.
Ai ka afro 40 ndeshje të Kombëtares që i ka ndjekur nëpër stadiume të ndryshme të Europës, ku padyshim simbol mbetet fytyra e tij e pikturuar ku mbizotëron e kuqja e flamurit dhe shqiponja e zezë . Mbështetja unike ndaj Kombëtares i është shpërblyer Besmir Limanit, pasi tashmë ka edhe pasaportën shqiptare.
(Kosova Sot Online )