![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Me këngën “Mora Fjalë” e me plisa në kokë, kjo ishte festa e futbollistëve të Shqipërisë
![Me këngën “Mora Fjalë” e me plisa në kokë, kjo ishte festa e futbollistëve të Shqipërisë](/uploads/kosova-sot/images/2023/October/13/auto_zaq1697177824.png)
Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar një fitore të madhe ndaj Republikës Çeke dhe tani me një këmbë është në Kampionatin Evropianin e dytë në histori.
Kombëtarja shqiptare shkëlqeu në të gjitha aspektet dhe në fund me meritë mori një fitore të pastër. Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania” u mbyll me rezultatin 3:0.
Jasir Asani (9’) dhe Taulant Seferi (51’, 73’) shënuan golat e fitores për “Kuqezinjtë”.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar një video nga festa e futbollistëve pas ndeshjes, bashkë me tifozët, teksa në sfond dëgjohet kënga “Mora Fjalë”.
Futbollistët gjithashtu kishin plisat në kokat e tyre.
“3-0! Fitorja më e bukur! Faleminderit çuna!”, shkroi faqja e FSHF-së krahas kësaj videoje.
(Kosova ot Online)