Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Shqipëria shënoi fitore në fund me rezultat 3:0, duke forcuar pozitën e parë në grup për një vend në Kampionatin Evropian. Entuziazmi ishte i madh dhe kjo është vërejtur edhe te gazetari i Ora News, i cili u përlot në intervistë pas ndeshjes, transmeton "Kosova Sot Online ". Ai ishte duke intervistuar babain e Asanit, derisa vendosi të përulej para tij.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
“Djali jot është më i miri dhe unë do të ulem e do falem për Jasirin që ka bërë një rezultat, një performancë të jashtëzakonshme”, ka thënë gazetari i Ora News. Ai u përlot në momentin kur babai i Asanit deklaroi se biri i tij e kishte paralajmëruar se do të shënojë gol ndaj Çekisë. “Jasiri është kështu, i çmendur. Kur thotë që do të jap goll ai shënon. Edhe sot më tha që do të jap gol dhe Zoti e shpërbleu duke shënuar gol. Faleminderit të gjithë shqiptarëve që i kanë dhënë mbështetje Jasirit”, përfundoi babi i tij.
(Kosova Sot Online )