Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Argjentina regjistroi fitoren e tretë radhazi në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026, duke mposhtur Paraguain me rezultatin minimal 1:0.
Lionel Messi, i cili po vuan nga lëndimet kohëve të fundit, hyri në këtë ndeshje si zëvendësues në pjesën e dytë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Antonio Sanabria i Paraguait u kap nga kamerat duke pështyrë sulmuesin e Inter Miamit.
Kjo nuk u vërejt nga shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, i cili pas ndeshjes deklaroi se për veprimin e Sanabrias e mori vesh nga shokët e tij të ekipit.
“Më thanë se dikush më pështyu në dhomat e zhveshjes, nuk e pashë… E vërteta është se nuk e di as kush është ky djalë. As unë nuk dua t’i jap ndonjë rëndësi sepse ai do të flasë për këtë dhe do të bëhet i njohur”, deklaroi Messi.
(Kosova Sot Online )