
Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Antonio Conte konfirmon se dëshiron të vazhdojë të marrë kohë për të qenë me familjen e tij, por ka paralajmëruar një rikthim të fuqishëm, transmeton "Kosova Sot Online ".
Trajneri ishte shumë i lidhur me punën në Napoli gjatë ditëve të fundit pasi Rudi Garcia është në prag të shkarkimit, por deklaroi se nuk është duke nxituar që të rikthehet.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Conte është i lirë që nga muaji mars, kur u largua nga Tottenham Hotspur.
Ai së fundmi ka folur për “La Gazzetta dello Sport”, ku fillimisht tha: “Stresi është karburant për mua, presioni jep motivim, sepse kur fiton, është edhe më mirë. Ka stres pozitiv dhe negativ, për mua është energji dhe adrenalinë e pastër. Punoj shumë për të arritur ato momente”.
(Kosova Sot Online )